Babai i Gonzalo Higuain thotë se është e pamundur që djali i tij të transferohet te River Plate

Babai i Gonzalo Higuain i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e djalit të tij.

Emri i futbollisti të Juventusit ishte i lidhur me një kalim tek skuadra argjentinase e River Plates, ku dhe filloi karrierën si futbollist profesionist.

Në një pronocim për “Goal”, Jorege Higuain është shprehur se tani për tani  është e pamundur.

“Është e pamundur për momentin. Gonzalo ka një kontratë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Për momentin nuk mund të kthehet te Riveri,” deklaroi babai i tij.