Në mes të pandemisë Rama jep lajmin e ri: Po studiojmë mundësinë e legalizimit të kanabisit

Në një lidhje direkte për emisionin "Zonë e Lirë", kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën me Koronavirusin dhe masat e marra, dha edhe një lajm të ri.

Sipas tij, Shqipëria po shikon mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në Europë ka shumë vende që e kanë legalizuar prodhimin e kanabisit për arsye mjekësore. Sa i përket shteteve në rajon, Maqedonia e Veriut është i pari që ka marrë një masë të tillë.