Sondazhi i mjekëve: Ja kura më efektive ndaj koronavirusit

Një ilaç kundër malaries, i quajtur hidroksiklorokinë është ilaçi më i mirë aktual për të luftuar koronavirusin. Kështu thuhet në një sondazh me mijëra mjekë në botë.

Sipas Daily Mail, në sondazh kanë marrë pjesë mbi 6200 mjekë nga 30 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë megjithatë pretendon se nuk ka prova se ndonjë ilaç mund të parandalojë apo të kurojë sëmundjen. Por mjekët në Europë, SHBA dhe Kinë kanë nisur të japin këtë ilaç për pacientët me koronavirus.

Ky ilaç u promovua fillimisht nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Pasi e tallën vazhdimisht presidentin Trump sepse sugjeroi se hidroksiklorokina mund të jetë efektive në kurimin e koronavirusit, mediat kanë nisur të ptranojnë se ky ilaç, i miratuar për trajtim emergjent nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave- mund të jetë efektiv,” shkruan Fox News.

Televizioni thekson se gazetarët dhe zyrtarët e lartë demokratë kanë nisur të pranojnë se ky ilaç mund të ndihmojë pacientët.

'New York Times' shkruan se ‘ilaçi i malaries ndihmon pacientët të përmirësohen’, duke shtuar se më shumë kërkime duhen bëërë.

Kurse guvernatori i shtetit Michigan, demokrati Gretchen Whitmer, kaloi nga kërcënimi ndaj mjekëve që japin këtë ilaç, te kërkesa ndaj qeverisë për të dërguar dërgesa me këtë ilaç për shtetin e tij.