Testohet vaksina e COVID-19 te 14 kinezë, dalin rezultatet e para

Grupi i parë i vullnetarëve kinezë që kanë marrë një vaksinë kandidate për koronavirusin thuhet të jenë të shëndetshëm pasi kanë përfunduar 14 ditët e karantinës.

Të paktën 14 persona janë kthyer në shtëpi të enjten pasi morën pjesë në testet e para klinike të vaksinës kandidate për Covid-19 në Wuhan.

Deri më tani vetëm 18 nga 108 pjesëmarrësit në studim e kanë përfunduar procesin e vëzhgimit mjekësor.