ZYRTARE: Shtyhet super dueli Joshua – Pulev

Është shtyrë dueli mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Dueli i parashikuar që të zhvillohej më 20 qershor të këtij viti, është shtyrë përsëri, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Tashmë palët po diskutojnë për një datë tjetër të mundshme, me shpresën që dueli përsëri të zhvillohet në stadiumin e Tottenham.