Rritet numri i vdekjeve në Turqi/ Konfirmohen 425 viktima dhe 20,921 të infektuar nga koronavirusi

Të premten Numri i vdekjeve në Turqi nga shpërthimi i koronavirusit u rrit me 69 brenda 24 orëve, duke e rritur gjithësej në 425 viktima, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara nga sëmundja u rrit me 2.786, duke shënuar gjithësej 20.921, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.  

Koca tha se 16.160 teste ishin kryer në 24 orët e kaluara, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në Turqi në 141.716 që nga fillimi i shpërthimit, raporton Reuters.