", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Pritjes i erdhi fundit: publikohet sezoni i katër i 'La Casa de Papel'

Sot  është publikuar sezoni i katërt i serialit të famshëm ‘La Casa de Papel’ në Netflix. Gjithsej do të jenë 8 episode dhe që të gjitha janë publikuar menjëherë.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e La Casa de Papel janë bërë të ditur edhe titujt e 8 episodeve. Episodi i parë që do të hapi këtë sezon të katër titullohet ‘Loja mbaroi’.

Titujt e tetë episodeve janë: “Loja mbaroi”, “Dasma e Berlinit”, “Mësimi i Antonit”, “Pasodoble” ,  “5 minuta më herët”, “TKO”, “Goditni tendën” dhe “Plani i Parisit”.

Të gjitha episodet janë publikohen përnjëherë, ndërsa orari i publikimit në secilin shtet është bërë publik në atë video.

Në Kosovë adhuruesit e këtij seriali kanë patur mundësinë ta shohin atë në Netflix, pra sot në mëngjes nga ora 09:00.

Tri sezonet e para kanë qenë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyer për publikun, me aktorët që mbajnë emrat e kryeqyteteve.

Kujtojmë se, njëra prej aktoreve të këtij seriali, Itziar Ituño, e njohur si inspektorja Rakel, së fundi ka konfirmuar se është prekur me koronavirus.

Për shkak të pandemisë, kishte dyshime nëse do të publikohej në kohën e paraparë ky serial, por organizatorët nuk e kanë shtyrë datën.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

8 episodios. Viernes. 8 episodes. Friday. ? ? ????????PDT: 0:00am?? ????????: 1:00am? ????????????????: 2:00?am ????????????????EST: 3:00am? ????????????????????????: 4:00am? ????????????????: 8:00am? ????????????????????????????????: 9:00?am ????????????????: 10:00am #LCDP4

A post shared by La Casa de Papel (@lacasadepapel) on