SPAK arreston drejtorin e Burgut 313

Arrestohet drejtori i burgut 313, Eduart Struga, për veprën penale të korrupsionit. Abc News mëson se urdhri i arrestit është lëshuar nga SPAK.

Struga ka qenë nën hetim për disa muaj, ndërsa arrestimi është bërë nga krimi ekonomik. Dyshohet se arrestimi i tij është bërë për shkak të një tenderi.

Ndërkaq, janë arrestuar edhe 3 edhe persona të tjerë. Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019.

Ndërkohë, priten detaje të tjera në vijim për arrestimin e tij.