Atletiko e Madridit e mbyll në barazim ndaj Bilbaos

Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në xhiron e 19-të në La Liga.

Dy ekipet barazuan 2 me 2.

Koke shënoi i pari për miqtë nga Madridi në minutën e tretë. Rezultati u barazua në fund të pjesës së parë nga Lekue.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan të parët përmes Marcosit, e Antoine Griezmann barazoi gjithçka dhjetë minuta para fundit.

Me këtë barazim, Atletico Madrid mbetet i katërti me 34 pikë, nëntë më pak se Reali që prinë dhe katër më pak se Barça që është e treta. Bilbao është e shtata me 28 pikë.