‘Edi Rama, lëre Iranin’, Vasili: Mos gënje, shiko Gjermaninë dhe bëj testime

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit nga ana e kreut të qeverisë të një videoje me pasojat e tmerrshme të koronavirusit në Iran. “Edi pa testim çdo fjalë e jotja është thjesht gënjeshtër, është të flasësh kodra mbas bregut, është antishkencë”.

“Boll bëre xherahun”, shkruan Vasili në një potim në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Edi Rama lëre Iranin.

Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime.

Mos vazhdo t'i gënjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkencë, por bëj testime.

Rruga që Organizata Botërore e Shendetësisë kërkon është bëj testime.

Edi fute në kokë, Testim do të thotë:

-Të vesh diagnozën për qytetarët e prekur

-Të mbrosh qytetarët e tjerë nga prekja.

-Të marrësh masa të verteta dhe me vlerë për kufizimin e infeksionit

-Të parashikosh kapacitet e spitaleve për të sëmurët rëndë.

-Të parashikosh ecurinë dhe mundësinë e daljes nga pandemia.

-Të kufizosh demin shendetësor dhe atë ekonomik.

Edi pa testim çdo fjalë e jotja është thjesht genjeshter, është të flasësh kodra mbas bregut, është antishkencë.

Boll bëre xherahun.

Edi ti flet për pandeminë si parashikues horoskopi.