", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Jepu mundësinë fukarenjve të mbijetojnë’/ Ilir Shaqiri-Ramës: Merrua Oligarkëve 10 për qind

Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka shkruar një mesazh publik drejtuar kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën financiare për përballimin e situatës së koronavirusit.

Balerini i kërkon Ramës të mos lërë jashtë ndihmës ata që punojnë në të zezë. Për këtë kategori kryeministri u kërkon që të denoncojnë pronarin në të kundërt s’do të përfitojnë asgjë.

“Jepu mundësine fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt vdes nga uria sesa nga virusi” shkruan Ilir Shaqiri duke I kujtuar dhe shprehjen e lavdishme të Nënë Terezës “Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë ti ndihmosh”.

“Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojnë në të zeze duke mbajtur tulla e llac, duke larë e shplare?

Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TË PASURVE.

JEPU TË VARFËRVE!!! Duhet shpëtuar mbi të gjitha NJERIU sepse lufta per JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftes do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë”, shkruan më tej Iliri në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit.

“Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket. jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere. respekt Ilir Shaqiri.”

View this post on Instagram

Mesazh Publik per EDI RAMA. @ediramaal Po i gjykove njerezit nuk do kesh kohe ti ndihmosh ... keshtu thote e lavdishmja Nene Tereza .. Cfare faji kane femijet qe nena dhe babai punojne ne te zeze duke mbajtur tulla e llac, duke lare e shplare? Jepu mundesine fukarejve te burgosur ne shtepi qe te hane e te mbijetojne si gjithe te tjeret sepse njeriu me shpejt VDES vdes nga uria sesa nga virusi . Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata qe kane ne llogarine personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TE PASURVE JEPU TE VARFERVE!!! Duhet shpetuar mbi te gjitha NJERIU sepse lufta per JETEN kunder virusit eshte e mundur vetem me barkun plot, sepse koha e luftes do jete e gjate dhe sepse paslufta akoma me e gjate . Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket. Jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere . Respekt Ilir Shaqiri.

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri) on