Defekt në aeroplanin Romë-Tiranë, mes pasagjerëve edhe Aleksandër Frangaj e Samir Mane

Aeroplani i linjës Romë-Tiranë i orës 15:45 ka pësuar avari dhe është kthyer sërish pas ku është ulur në Romë pak minuta pasi u ngrit në fluturim.

Aeroplani kishte pësuar një defekt teknik, ndërsa në mesin e pasagjerëve ishin edhe drejtori i tv Klan Aleksandër Frangaj dhe biznesmeni Samir Mane, bën me dije gazeta pranë Qeverisë, Tema.

Aeroplani u ul pa probleme në pistën e Romës.