Rama krenohet me 5 respiratorë, nuk i afrohemi askund as Kosovës

Pasi priti për tre muaj që të vinte kjo krizë e rëndë, kryeministri Edi Rama postoi një foto nga pesë respiratorët e rinj të blerë me fondet e qeverisë.

“5 RESPIRATORËT E TJERË, TË MBËRRITUR NË SPITALIN UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”, PJESË E FINANCIMIT TË QEVERISË SHQIPTARE PREJ 54 RESPIRATORËSH TË RINJ, QË DO TË FORCOJNË REZERVËN E KAPACITETEVE TONA PËR TERAPINË INTENSIVE NË PËRBALLJEN ME COVID-19,” shkruan Rama.

Ndërkohë situata bëhet qesharake, pasi qeveria ka pranuar se Spitali Infektiv ka në total vetëm 17 respiratorë, një numër tepër i vogël.

Sa për krahasim, Kosova ka mbi 120 respiratorë nëpër spitale dhe pritet të marrë një tjetër dërgesë në prill.

Kurse Serbia është shumë më përpara, pasi ka të paktën 1 mijë respiratorë.