Shahini: Provimet e Maturës do të mbahen! Nëse vazhdon izolimi, vendim tjetër

Pas vendimit për mbylljen e shkollave deri në një afat të pacaktuar, ministrja e Arsimit, Besa Shahinideklaroi në një videomesazh në Fb se  provimet e maturës do të zhvillohen e mund të anulohen vetëm nëse deri në qershor apo korrik do të vazhdojë izolimi.

"Provimet do të mbahen, e vetmja arsye pse nuk do të mbaheshin provimet është nëse do të qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se ndodhë, por nëse ndodh do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë duhet të llogarisim që provimet kombëtare do të ndodhin.