Bashkëshortja e Sabri Fejzullahut publikon FOTO-n e 24 viteve më parë, ja si dukej çifti

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, Nera Fejzullahu ka rikujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale një foto të vjetër pranë këngëtarit.

'1996, tek teta Lili, Fest 1 RTSh”, ka shkruar Nera krah fotos ku shfaqet duke qeshur së bashku me bashkëshortin.

Dyshja ka treguar në dalje të ndryshme publike për historinë e tyre të dashurisë, e cila ka nisur shumë vite më parë, e sot i ka bërë gjyshër të nipërve dhe mbesave.