Shevchenko: Milan do të jetë gjithmonë në zemrën time

Andriy Shevchenko ka shprehur mirënjohjen tij të madhe për Milanin.

Legjenda ukrainase e futbollit,  me anë të një postimi në “Twitter” thotë se me fanellën kuqezi arriti të fitonte gjithçka.

 “Kuq dhe zi, këto dy ngjyra do të jenë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë Sheva për faqen zyrtare të Milan në ‘Twitter’.

“Ato janë ngjyrat e klubit që më kanë dhënë kaq shumë, klubit që më bëri fitues të Ligës së Kampionëve dhe që më ndihmoi të fitoja gjithçka në futboll”, ka shtuar ukrainasi.

Në karrierën e tij me Milan, Andriy Shevchenko fitoi edhe ‘Topin e Artë’.