Katastrofë për Granit Xhakën pas kartonit të kuq

Xhaka është larguar nga loja me të kuq për herën e dytë këtë sezon, dhe atë nga i njëjti gjyqtar.

Kjo është hera e dytë që Xhaka ndëshkohet me karton të kuq këtë edicion, dhe do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Arsenalit.

Ndeshjet që Xhaka do të mungojë janë ajo me Southamptonin në Fa Cup, Watfordin, Chelsean dhe Hull Cityn në Premierligë.