VIDEO/ Ledri godet me ‘100’-shen e fundit

Kur ende nuk ka kaluar një javë nga publikimi i këngës “Alien”, Ledri Vula ka sjellë këngën e tij më të re “100”, të dyja në kohë të pandemisë koronavirus.

Reperi i njohur shqiptar lançoi sonte këngën me titull “100”, e cila është pjesë e albumit të tij “10/10”.

Këtë këngë Ledri e ka paralajmëruar para disa ditëve dhe klipi i saj është realizuar në New York. Në këngë të ftuar janë edhe Singullar dhe Lyrical Son.