Szczesny largohet nga Italia, shkon në vendlindje për t'i qëndruar pranë familjes në këtë periudhë izolimi

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka vendosur të largohet nga Torino dhe Italia.

Gardiani i bardhezinjëve është kthye në vendlindje e tij, Poloni. Pas përfundimit të karantinës, gardiani 29 vjeçar u lejua nga drejtuesit e klubit dhe autoritetet italiane për të qëndruar pranë familjes së tij në këtë periudhë izolimi prej pandemisë globale të koronavirusit.

Szczesny bëhet lojtar i tetë i Juventusit që largohet nga Italia. Futbollistët e tjerë të “Zonjës së Vjetër” që janë kthyer në vendlindjet e tyre janë: Douglas Costa, Miralem Pjanic, Gonzalo Higuain, Cristiano Ronaldo, Sami Khedira, etj.

Sipas urdhrit të autoriteteve polake, Szczesny duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë përpara se të kthehet sërish në Itali.