VIDEO/I mbyllet biznesi nga pandemia, gruaja i bën thonjtë klientes përmes derës

Një artiste thonjsh duket se ka gjetur përgjigjien për të vazhduar biznesin e saj ndërkohë që ndjek rregullat e distancimit social.

Tasleem Yasir, mama e 3 fëmijëve, u shkatërrua kur dëgjoi se i duhej të mbyllte biznesin e saj.

Ajo xhiroi një video për shaka, ku i bënte dikujt thonjtë nga kutia postare në derë. Kjo video u bë virale dhe shumë kliente e kanë kontaktuar duke i kërkuar të njëjtin shërbim.