Pandemia krijon krime të reja, burri vjedh ambulancën për maska dhe doreza

Një burrë është burgosur për vjedhjen e mjeteve mbrojtëse si maska, doreza dhe dezinfektantë nga një ambulancë në krizën që ka shkaktuar pandemia.

Mark Manley, 35, u burgos me 6 muaj burg për vjedhje dhe sulm ndaj një roje sigurie, tha policia metropolitan.

Ai pranoi që ishte fajtor.

Kur u ndesh me stafin e sigurisë, burri sulmoi një punonjës dhe fyeu një tjetër me terma racist.

Ai kishte marrë një cantë të madhe plot me mjete mjekësore mbrojtëse.