‘Arrestimi i Ramës’/ Bylykbashi publikon shkrimin: Ke gënjyer median apo ke gënjyer në formular?

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi publikoi pjesën e intervistës së kryeministrit Edi Rama për një gazetë italiane, ku thotë se është arrestuar në Bolonja. Rama foli për Gazzeta dello Sport, kur tha se e kanë arrestuar në Bolonja.

Bylykbashi e pyet Ramën nëse ka gënjyer në intervistë apo ka gënjyer kur ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.

REAGIMI I BYLYKBASHIT

E shkruar e zezë mbi të bardhë: "më kanë arrestuar njëherë në Bolonja". Ka dy mundesi zoti Rama:

1. Ose ne delir e sipër ke gënjyer median italiane.

2. Ose ke gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet të përgjigjesh për këtë.

Je gënjeshtar delirant apo të duhet të dorëzosh mandatin si çereku i deputetëve të partisë tënde?