4 milionë punonjës francezë në suportin e papunësisë së pjesshme, numri pritet të rritet

4 milionë punonjës francezë janë tashmë në suportin e papunësisë së pjesshme dhe numri është duke u rritur ndjeshëm, ka thënë ministri i punës Muriel Pénicaud.

Nën këtë skemë, firmat mund të ulin aktivitetin e tyre, teksa kërkojnë për kompensim nga shteti, i cili u ndahet punonjësve.

Punonjësit me paga minimale apo punë të pjesshme do të marrin 100% të rrogës së tyre, tha ministri.

Ndërsa punonjësit e tjerë do të marrin 84% të pagës.

Sistemi i papunësisë së pjesshme pritet të jetë në gjendje ta kthejë shtetin në nivelin e mëprashëm sa më shpejt të jetë e mundur.