ARSH: Bora pushoi, të gjitha akset rrugore të hapura

Reshjet e borës dhe të shiut kanë pushuar njoftoi ARRSH. Të gjitha akset kombëtare janë pastruar nga bora???? dhe nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Një natë më parë, gjithë territori u përfshirë nga reshje të dendura e kryesisht në veri ka pasur reshje bore si në Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
 Nga ana e kontraktorëve është punuar për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.  Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arriti në 40 cm.