Ndërron jetë në Selanik mësuesi grek i shkollës private në Korçë

U infektua me koronavirus dhe mësohet se ka ndërruar jetë  në Selanik mësuesi grek i shkollës private në Korçë.

Rreth dy javë pasi u diagnostikua me koronavirus, mësuesi grek i shkollës Omiros në Korçë dhe iku në Greqi ku mësohet, sipas ora news, se nuk e ka përballur sëmundjen.

Lajmi se mësuesi i ardhur nga Greqia rezultoi i prekur me koronavirus, detyroi rreth 430 fëmijë që mësojnë aty bashkë me familjet e tyre të vetizolohen.

Mësuesi punonte në shkollë part time dhe për herë të fundit ishte aty më datë 9 mars, ditë kur është mbyllur edhe procesi mësimor.