Prej 6 muajsh në kërkim, vetëdorëzohet ish-kreu i ALUIZNI-t

Është vetëdorëzuar në polici, ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili prej 6 muajsh ishte në kërkim.

Pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit e ka lënë në arrest shtëpie. Mësohet se Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuze tendencioze që i bëhej.

Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte ALUIZNI-n në Durrës. Akuza u ngrit pas dëmeve të shumta në një pjesë të mirë banesash në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjuzi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës kanë janë liruar me masën arrest shtëpie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.