‘Pasaportat e imunitetit’, kështu do rifillojë jeta

Edhe Italia duket se do ndjekë modelin gjerman për të rifilluar jetën. Deri më tani ekziston frika se nëse do të rinisë puna në vend, mund të rikthehen vatrat e infeksionit të koronavirusit.

Një mënyrë e propozuar nga shkencëtarët është ajo e testimeve për të gjetur imunët, shkruan Repubblica.

Dy ditë më parë u raportua se Gjermania do të bëjë diçka të tillë. Më shumë se 100 mijë njerëz do i nënshtrohen testimeve për antitrupat e koronavirusit.

Studimi masiv do të tregojë se kush e ka kaluar infeksionin dhe është tashmë imunë për të vazhduar punën. Shkencëtarët gjermanë do i quajnë këto ‘pasaportat e imunitetit’.

Testimi pritet të nisë nga mesi i prillit dhe do të përsëritet me intervale të rregullta për të gjurmuar progresin e pandemisë.

Edhe Britania shpreson që të përdorë të njëjtën mënyrë. Megjithatë, Gjermania duket se mbetet vendi lider në Europë sa u përket testimeve.