Alarmi i Tabakut: Bizneset të mbyllura prej 3 javësh, mbijetesa e tyre mjaft e vështirë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë për TvT, ka folur për vështirësinë e jashtëzakonshme ku gjenden bizneset shqiptare, si pasojë e pandemisë dhe izolimit total të vendosur nga qeveria.

Tabaku tha se bizneset janë në kufijtë e mbijetesës, ato nuk funksionojnë por vijojnë të paguajnë taksat.

Ndërsa, masat e ndërmarra nga qeveria Rama, i quajti të pamjaftueshme për të adresuar këto probleme të rënda.