Liverpool ul çmimin e shitjes për Shaqirin

Liverpool është i gatshëm të shesë Xherdan Shaqirin.

Sipas mediave britanike drejtuesit e klubit e kanë ulur çmimin e lojtarit me origjinë shqiptare në 20 milionë euro.

Roma vazhdon ta kryesojë garën, por aty janë edhe Galatasaray, Sevilla e CSKA Moska që e pëlqejnë shqiptarin.

Shaqiri këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar vetëm 1 gol, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet.