Situata/ Rama: Nga java tjetër nis lëvizja, por me pikatore

‘Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh.

Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren’, tha Rama.

‘Lufta që na ka zënë derën nuk është as locale dhe as rajonale por lufta e tretë botërore. Të gjithë në Europë po shohin shtëpitë e tyre.

Taksiratet e vendeve më të mëdha janë më të mëdha se tonat, se ne jemi mësuar me pak, do dalim më të mirë dhe më të fortë në fund. Unë jam optimist se do sigurojmë edhe financime shtesë për të qënë më pak të shtrënguar edhe në periudhën pas përfundimit të paketës, që kohëzgjatja e madhe të mos na gjejë të papërgatitur.

Në luftë jetohet për ekzistencë, jeta jonë e familjarëve është më e rëndësishme. Asnjë shqiptar nuk do vdesë për bukë as në këtë luftë. Do jua kujtoj prapë se në këtë vend kur ishte shumë më i varfër se sot u vranë 28 mijë njerëz dhe askush nuk vdiq për bukë. Lufta është reale, edhe pse armiku është i padukshëm’,- tha Rama.

Rama tha gjithashtu se ‘mundësia e malit me viktima është reale’, ndërsa shtoi: ‘Jam këtu bashkë me të tjerët që t’ju mbrojmë dhe t’ju nxjerrim shëndoshë e mirë të gjithëve, durim, durim, durim dhe besim të patundur se Zoti i shqiptarëve është i madh’.