VIDEO/ Ish-deputetja: Ja pse Rama gënjen kur thotë që të moshuarit marrin të gjithë ndihma

Me qindra të moshuar po vuajnë në këto ditë të izolimit të thellë për ushqimet bazike, ndërsa kryeministri Rama vazhdon i tall duke thënë 'gomarllëqe'. 

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka postuar një video të dëshmive të të moshuarve që nuk kanë marrë asnjë pako ushqime, ndërkohë që Rama vazhdon ti injorojë. 

'Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit. 

Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti.

Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë dy lekëshe. 
Ja e verteta'