Juventus: Matuidi edhe për dy javë të tjera në izolim

Blaise Matuidi do të duhet të qëndrojë edhe për 15 ditë të tjera në karantinë. Sipas mediave italiane, kampioni I botës me Francën, ende nuk paraqet një rezultat negative në testet e kryera për Covid-19. Kështu mesfushorit pas 15 ditëve të kaluara në karantinë, është detyruar të fillojë përsëri një cikël izolimi dy-javor.

Një gjë të tillë e konfirmojë edhe gruaja e Matuidis në Instagram, e cila thotë se  familja e tyre duhet të qëndrojnë në karantinë edhe për 15 ditë të tjera. “Edhe 15 ditë të tjera në karantinë të plotë,” shkruan ajo.