Bayern i ofron kontratën e rinovimit ‘yllit’ të skuadrës

Thomas Muller do të qëndrojë te Bayern Munich.

Sipas të përditshmes gjermane, “Bild” klubi gjerman ka nisur bisedimet me 30-vjeçari i cili është i bindur që të mbyllë karrierën me bavarezët.

Në media thuhet që Muller do të nënshkruajë një kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, ndërsa paga e tij nuk do të ndryshojë.