Liderit afrikan i jepet një lamtumirë unike, e varrosin me Benz-in e tij

Liderit tradicional Tshekede Pitso iu dha lamtumira në mënyrë krejt speciale.

Ai u varros në makinën e tij të dashur Mercedes Benz.

Pitso, 72, u dërgua në vendin e tij të prehjes i veshur në kostumin e tij të preferua të bardhë, me duart mbrapa timonit të makinës.

Më pas, drejtuesit e funeralit e vendosën makinën Mercedes të vitit 1980 në varr, i cili ishtë gërmuar enkas për madhësinë e makinës.

Biznesmeni dhe babi i 6 fëmijëve u nderua me një ceremony zyrtare fetare, pranë shtëpisë së familjes në Afrikën e Jugut.