Gazetarët e SYRI TV, ndihma ushqimore familjeve në nevojë

Gazetaret e Syri TV për zonën e jugut, përkatësisht të qytetit të Fierit dhe Vlorës kanë lënë për disa minuta mënjanë profesionin dhe kanë dhënë kontributin e tyre për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në qytetet e tyre.

Me kontributin edhe të tre biznese të zonës gazetari Xhemil Beharaj sëbashku me operatorin Artan Mara kanë ndihmuar disa familje në nevojë në qytetin e Fierit dhe Patosit duke u çuar pranë banesave të tyre pakot ushqimore.

I njëjti veprim është ndërmarrë edhe nga gazetari Enriko Gabaj në qytetin e Vlorës, ku ndihma u janë çuar 5 familjeve, çifte të moshuarish dhe familje në nevojë pa asnjë të ardhur.

Në këto dy qytete familjet nbë nevojë ankohe se nga ana e institucioneve të pushtet lokal askush nuk është interesuar për t'i ndihmuar, ndërkohë që kanë qenë biznese të zonës, që siç në këtë rast u kanë ardhur në ndihmë.

Janë me qindra familje që të vetmen ndihmë kanë pasur bujarinë e këtyre bizneseve apo individeve të ndryshëm që prej ditësh kanë nisur në mënyrë vullnetare shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.