Arrijnë të ikin nga Shqipëria me avion, 70 qytetarë të BE

Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri, ka falënderuar qeverinë shqiptare që ka mundësuar kthimin në shtete e tyre, të më shumë se 70 qytetarëve nga vendet e BE-së, të cilët u bllokuan në Shqipëri prej pandemisë.

"Faleminderit  qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 qytetarëve nga shtetet anëtare të BE-së, të bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi i COVID19 në vend. Një tjetër shembull i qartë i solidaritetit konkret që Shqipëria tregon në kohë e nevoje,"shkroi në Fb,  ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.