Koronavirusi/ Ndihmon ushtria, përfundon në kohë rekord spitali me 4.000 shtretër

Trupat britanike ndihmuan që spitali Nightingale me 4.000 shtretër në Londër të përfundonte në kohë përpara mbërritjes së pacientëve me koronavirus.

Ushtarët që u angazhuan të arrihej afati teksa sot pritet të pranohen të sëmurët e parë, e krahasuan krizën e Covid 19 me betejën e Somme-s, gjatë luftës së Parë Botërore, e shndërruar në simbolin e konfliktit të viteve 1914-1916 për humbjet e mëdha, por edhe qëndresën e durimin.

Kolonel Ashleigh Boreham, që ka bërë dy ture në Irak e Afganistan, e përshkroi këtë si njërin prej misioneve më të mëdha të karrierës së tij.

“Ne po punojmë për njerëzit e këtij vendi. T`i shpëton jetë, dhe ato mund të jenë dhe jetët e familjarëve të tu. Është detyra më e madhe që kam pasur. Gjyshi im ishte në Somme, e kjo që po ndodh sot nuk është shumë ndryshe.

Thjesht është një betejë tjetër”, u shpreh Boreham. Spitali u ndërtua për rreth 10 ditë. Qendra të ngjashme me të po krijohen edhe në Manchester, Birmingham e Glasgoë, për të lehtësuar presionin mbi strukturat ekzistuese.