Reshje shiu dhe dëbore/ Si nis Prilli në Shqipëri

E mërkurë, 1 Prill 2020. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e mërkurë, dt. 01), priten reshje të dobëta deri mesatare në qarqet Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelën e mëposhtme për secilin qark).

Në Veri dhe në Lindje në lartësitë mbi 300 m. reshjet do të jenë në formën e dëborës.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 16 °C

në vendet e ulëta: 7 /10 °C

në vendet malore: -2 / 6 °C

ERA

Nesër (e mërkurë, dt. 01), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.