Kriza me COVID-19, ja pagat e qeverisë për tre muajt e ardhshëm

Kabineti qeveriar, përfshirë edhe vetë kryeministrin Edi Rama, do të marrin vetëm gjysmën e rrogës për tre muajt në vazhdim.

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Në bazë të këtij vendimi, e gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj.

Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së pandemisë.

VKM: