FOTO/ Ishte nisur për të takuar të birin, aksidentohet Boateng
Mëngjesin e sotëm u raportua se në një makinë ishte përplasur me muret anësore, në aksin rrugor A9 në Bavari.
Dhe sipas atyre që mësojmë nga mediat gjermane, personi i cili ishte akisdentuar me makinë, ishte futbollisti i Bayern Munich, Jerome Boateng.
31-vjeçari gjerman përplasi makinën e tij tip “Benz AMG” rreth 314 km larg shtëpisë së tij.
Shkak mendohet se ka qenë përkeqësimi i kushteve atmosferike pasi gjatë kohës që po udhëtonte nisi të binte breshër.
Fatmirësisht, Boateng nuk ka pësuar asnjë dëm fizik, por dëm material dhe është i detyruar të paguajë 25 mijë euro.
Sipas mediave gjermane, mësohet se ai ishte nisur për të takuar të birin.