Citoi terroristin e Al-Qaedas/ Rama fshin postimin

“Gabimin e bën duke mendur se ke të drejtë, kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”.

Ky ishte citimi që kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur për të nisur ditën e tij në Facebook.

Por imami që citonte kreu i qeverisë është vrarë nga amerikanët më 30 shtator 2011 me urdhër të vetë presidentit amerikan të asaj kohe, Barack Obama.

Por mes shumë presionesh, si mediatike ashtu edhe qytetare, Rama i ka rënë shkurt duke fshirë postimin.

Nëse futesh tani në Facebook-un e tij, citati i Anwar al-Awlaki nuk ekziston më! 

Ndërkohë në një postim të tijin në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha shkruan:

"Nuk luftohet epidemia duke cituar fjalët e kryeterroristit Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaedan!

Miq, pas fjalorit horror prej terroristi ndaj qytetarëve shqiptarë, Sulltan Salep Surreli na citon shprehje që imami kryeterrorist Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaeda përdorte tek urdhëronte akte terroriste dhe merrte jetë të pafajshme. Turp dhe faqe e zezë!"