VIDEO/ Shqiptarët dy ditë të bllokuar në kufi, ish-deputetja: Propaganda e para, qytetarët shkojnë e vijnë

Qytetarë të shumtë shqiptarë kanë mbetur midis doganës greke dhe asaj shqiptare, pasi pala jonë nuk pranon që të futen në territorin tonë për shkak të mbylljes së kufijve.

Në pamjet e publikuara nga ish-deputetja demokrate Dhurata Cupi, shtetasit shqiptarë ankohen se kanë edhe dy ditë që kanë mbetur të bllokuar në kufi.

Ish-deputetja shkruan: Shikoni, dëgjoni dhe gjykoni vetë. Këto video janë nga një pikë kufitare me shtetin grek dhe janë bërë para disa minutash. Propaganda e para, qytetarët shkojne e vijnë.'