‘Shkëndijë shprese’/ Pacientja 101-vjeçare rikuperohet nga koronavirusi

Një grua 101-vjeçare që u infektua me koronavirus në Hollandë është rikuperuar, duke ofruar atë që spitali i tha asaj se ishte "një shkëndijë shprese".  

Gruaja, emri i së cilës nuk u bë publik, u pranua në Spitalin IJsselland afër Roterdamit një javë e gjysmë me parë me vështirësi në frymëmarrje dhe u rezultoi pozitiv me koronavirus, raporton Reuters.  

Ajo ishte mbajtur në izolim por tani është rikuperuar dhe duhet të dalë nga spitali. Njëqindvjeçarja, e cila jeton vetëm, do të pushojë në një shtëpi pleqsh para se të kthehet në shtëpinë e saj, tha spitali në faqen e internetit.  

"Ajo është një zonjë e ashpër dhe është e shkëlqyeshme ta shohësh atë pas këshillave mjekësore, si e teshtira në këndin e bërrylit dhe madje më thotë të mbaj distancën e duhur," tha pulmonologu Sunil Ramlal.