4 raste të reja/ Kosova konfirmon 112 persona të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.  

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, ka thënë Instituti, sipas Rel.  

Ndërkohë, sipas njoftimit, pesë raste tjera që kanë qenë me koronavirus janë shëruar.  

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19", thuhet në njoftim.  

 

Deri më 31 mars në Kosovë është shënuar vetëm një vdekje nga koronavirusi.