VIDEO/ Presidenca vishet me tringjyrëshin italian, Meta: Itali jemi me ty! Bashkë do ia dalim!

Presidenca e Republikës është veshur këtë mbrëmje me tringjyrëshin e flamurit italian.

Kjo në shenjë solidariteti me popullin italian, që në këto momente po kalonte ditë të vështira me humbje njerëzore në luftën kundra koronavirusit.

Presidenti Meta në gjuhën italiane shkruan:  

Italia siamo con te! Uniti ce la faremo! Andra tutto bene
Itali jemi me ty! Bashkë do ia dalim! Do të shkojë gjithçka mirë!