'Aplikacioni është funksional'/ Rama: Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit

Aplikacioni "E-Albania" është funksional dhe i aksesueshëm për cilindo qytetarë që aplikon për "Leje dalje".

Por nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama paralajmëron se nuk do të ketë më asnjë tolerim ndaj tyre dhe çdo shkelje do të ndëshkohet.

"Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!" shkruan Rama në një postim të tijin në Facebook.