Pas infermierit pompist, në Itali dërgojmë edhe dentistin për të luftuar COVID-19

Historia e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët u dërguan pak ditë më parë nga Kryeminsitri Edi Rama në Itali vijon të mbulohet me dyshime nëse trupa në fjalë është e specializuar apo e aftë për të dhënë ndihmën në luftë ndaj koronavirusit.

Pas rastit të infermierit Qazim Ismaili, i cili rezulton sipas diplomës rezulton të jetë infermier, por që prej vitit 1993 kur thuhet se ai është diplomuar e deri ditën që shkoi në Itali ka kryer punë të rëndomta, krejt të repsketushme por që skanë lidhje me shëndetësinë, edhe një tjetër anëtar i stafit rezulton se nuk ka shumë lidhje me misonin për të cilin është dërguar.

Bëhet fjalë për mjekun Ermal Pashaj, i cili gjatë ditës së sotme zhvilloi edhe një bisedë via skype me Ministren e Orgerta Manastriliu dhe raportoi se ekipi i mjekëe shqiptarë ka nisur punën në Breshia.

Por edhe ky raportim ka ngjallur dyshime, pasi SYRI TV, përmes një kontrollit të thjeshtë të zotit Pashaj në internet, rezulton se ky i fundit nuk është një mjek i specializuar për tu përballur me sëmundjet infektive, por është i specializuar ne stomatologji.

Konkretisht në CV-në e tij të postuar në faqjen e Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë thuhet:

"Diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me 110 e shkëlqyeshëm, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë me 110 pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Specializant në repartin e Kirurgjisë Oro-Maxilo-Faciale pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.  Pedagog në lëndën dhe praktikat studentore në Patologjinë Orale dhe pjesë e departamentit të Kirurgjisë në Fakultetin e Mjeksisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Drejtor Teknik pranë Klinikës Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”, nga 2010 në 2014 dhe nga 2016 e në vazhdim Mjek stomatolog në repartin e Kirurgjisë Orale pranë kësaj klinike Autor i publikimeve në nivel nacional..."

Duke e marrë të mirëqenë faktin se doktor Pashaj po punon ne seksionin spitalor për të cilin I raportoi ministres manastriliu, dhe duke parë diplomën e tij në stomatologji, në këtë pikë është vërtetët për tu shqetësuar nëse pacientët italianë të infketuar nga coronavirusi që trajtohen nga doktori shqiptarë janë duke marrë ndihmën e duhur apo jo. /SYRI.net