Një lajm i hidhur vdekje trondit vajzat e jetimores, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Ejlyl gjatë operacionit sheh në ëndërr të gjitha të këqijat që ka kaluar prej Kemalit. Doktori njofton Nazanin se Defne duhet të bëhet operacion. Nazan dhe Defne tronditen. Nazan i premton Defnes se do të bëjë të pamundurën që ajo të shërohet.

Ejlyl dhe Songyli dalin nga operacioni. Shoqet e shokët i presin mes lotësh. Doktori njofton se zgjidhja e vetme është të presin derisa ato të vijnë në vete. Serkan telefonon Mesuden dhe i tregon për aksidentin.

Babai i Gokhanit e mashtron atë. Gynej tenton të vrasë Burakun. Ky i fundit arrin të shpëtojë me ndërhyrjen e mjekëve. Nazan fajëson Xhemren për gjithçka që ndodhi. Xhemre dhuron gjak për Defnen.

Mesude dhe Kemal shkojnë në spital por Ferideja i përzë. Xhemre dhe Kader shpërthejnë në lot kur mësojnë se shoku i klasës së tyre, Ertani ndërroi jetë. Mesude pendohet për fjalët e rënda që i tha Ejlylit. Burak arratiset nga spitali./revistawho