FOTO/ Aktorja e njohur shqiptare, pak ditë para martesës, shkëlqen në dasmën e kolegëve

Besëtytnia së nusja duhet të ruhet nga “syri i keq” 40 ditë para dasmës nuk besohet më në ditët tona. Por nëse shihni Almeda Abazin në foton e saj të fundit, me siguri do thoni të gjithë “marshallah.” Aktorja e njohur dhe ish Miss Albania është në prag të martesës me aktorin e njohur turk Tolgahan Say??man. Pak ditë më parë është shpallur edhe data zyrtare në të cilin ?ifti do të lidhë kurorë, 13 shkurt – 25-vjetori i lindjes së saj.

Por mbrëmjen e djeshme, Almeda ka shkëlqyer në dasmën e mikut të saj, aktorit Murat Yildirim, i njohur nga publiku shqiptar për rolin e Savasit në serialin ‘Ask ve Ceza’ dhe Demirit te ‘Asi’. Yildirim, pak javë më parë, ka lidhur kurorë me modelen marokene Iman Elbani, por mbrëmjen e djeshme ka organizuar edhe një ceremoni të dytë për të gjithë miqtë dhe kolegët.

Almeda ka qenë në festë së bashku me të fejuarin e saj, por në Instagram ka postuar dy foto të saj. Duke uruar ?iftin për jetën e re së bashku, Almeda ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët për look-un e saj për të cilin ka marrë me dhjetëra komplimente edhe nga fansat shqiptarë.

Edhe pak ditë mbeten nga dasma e Almedës, në të cilën me siguri, bukuroshja shqiptare do të shkëlqejë./Class