Rritet numri/ 66 mjekë italian kanë humbur jetën në betejën ndaj Covid-19

Sipas Federatës Italiane të Mjekëve, ditën e sotme 5 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.  

Deri tani ka shkuar në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit në Itali, shkruan CNN.  

Të paktën 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19. Kjo është një rritje për më shumë se 500 raste në ditët e kaluara.  

Italia është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.  

Në vend janë shënuar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar.